Mbremjen e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit organizoi eventin “Me te miret 2022” ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit ku jane dhene disa çmime te ndryshme, si individuale ashtu siç eshte perzgjedhur edhe “Formacioni me i mire i vitit”. Perzgjedhje kjo e bere nga gazetare te ndryshem sportiv.

Dy nga emerat e me te mireve ishin edhe Gurishta e Hakaj, te cilet kane kontribuar per Vllaznine duke qene nder lojtaret me kyç te saj. Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, mbrojtesi i majte Esin Hakaj tregon emocionet e perjetuara naten e mbremshme:


– E prisnit qe te ishit i perzgjedhur per garen e me te mireve te vitit 2022?

Ne fakt e mendoj ne dy aspekte. Ne aspektin e momentit ishte e papritur, biles ishte surprize. Por ne aspektin e selektimit medoj qe ka qene nje perzgjedhje e drejte.


– Si u ndjete kur mesuat se emri juaj ishte ne formacionin e vitit?

Te jesh pjese e ketij kompeticioni eshte nje ndjesi e veçante sepse ne njefare menyre po shperblehet dhe vleresohet mund, djersa dhe kontributi.


– Duket se po perjetoni nje moment shume te mire ne karrieren tuaj, ne fillim ftesa per te qene pjese e kombetares dhe diten e djeshme nder me te miret e vitit. Çfare tjeter nuk ka realizuar Hakaj?

Te jem i sinqerte kohet e fundit po perjetoj momente te bukura te clat me motivojne te punoj akoma me fort me qellim qe te arrij aty ku ka deshireçdo lojtar, te jem pjese e perfaqesueses. Mezi pres te jap kontributn tim ne kobetare. Tanime kjo eshte nje sfide qe ia kam vendosur vehtes dhe do ia arrij.

– Jemi ne pragndeshjen me Erzenin, do jete ajo nje kthese e Vllaznise per t’u futur serish ne gare per titull kampion?

Ne çdo ndeshje futemi per fitore dhe keshtu do te ndodhe edhe ndaj Erzenit.Dua te them se nuk eshte qe s’jemi ne gare. Jemi akoma brenda pretendimeve tona sepse kampionati eshte i gjate dhe do te tentojme fort deri ne fund.
Intervistoi: Marinela MATIJA