Shpëtim Duro nuk është më trajner i Egnatias. Ky ishte lajmi që befasoi futbollin shqiptar me teknikun që u shkarkua pas humbjes ndaj Kukësit.

Tekniku 63-vjeçar u ul në stolin e rrogozhinasve para disa ndeshjeve duke marrë rezultate pozitive duke e ngjitur në zonën e Europës, 3 pikë larg vendit të dytë.

Drejtuesit e Egnatias janë vënë në punë për të gjetur zëvëndësuesin e Duros dhe sipas Oversport, presidenti Agim Demrozi e ka gjetur brenda familjes teknikun e “ri”.

Edlir Tetova që u emërua drejtor përpara disa javësh do të zbresë sërish në pankinë për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit. Tetova e nisi sezonin në krye të Egnatias deri në javën e 8-të ku u largua duek i bërë vend Shpëtim Duros./newsport/