Korabi i Peshkopise ka marre pasditen e sotme nje fitore me shume vlere ne transferten e veshtire te Lezhes. Ndaj nje Beselidhje qe kishte pesuar shume ndryshime kohet e fundit dhe qe ishte shume e motivuar per ta marre kete trepikesh, dibranet ia dolen te jene ata triumfues.

Ka qene goli i Liles ne minuten e 78-te ai qe i dha fitoren Korabit, kuptohet duke perfituar edhe nga nje gabim i portierit lezhjan dhe kjo ka bere qe miqte te gezohen se tepermi nga trepikeshi i ketij suksesi. Trepikesh me te cilin ata jane ngjitur ne vendin e dyte te renditjes.

Trajneri Shpend Kumbarçe duke folur pas ndeshjes per “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Kjo ishte fitorja e duhur ne kohen e duhur per Korabin. Skuadra u pershtat si duhet ne ndeshje ndaj kundershtarit dhe ne fund ia dolem me sukses.

U perballem me nje “Beselidhje me shume ndryshime dhe nuk ka qene e lehte te fitonim ndaj saj. Na u deshen keto tre pike sepse tani mendojme per superioren. I uroj suksese Beselidhjes”.

Pas javes se 13-te, Korabi tashme ka arritur te grumbulloje 24 pike, duke qene i pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, vetem tre pike larg Dinamos qe kryeson me merite. Gara pritet te jete shume e forte sepse Superioren e deshirojne edhe Flamurtari, Skenderbeu, Terbuni, Besa e ndonje skuader tjeter.
Engjell GJOLAJ