Ne prag te ndeshjes ndaj Bylisit, pikerisht gjate momenteve te nxemjes, mbrojtesi i Vllaznise Marko Juriç eshte rrezuar ne toke dhe menjehere prane tij kane vrapuar pjestaret e stafit teknik dhe ato te stafit mjekesor.
Ata kane konstatuar nje shqetesim muskular tek futbollisti i tyre dhe si rrjedhoje kane lajmeruar per nje zevendesime te detyruar, çka ka prishur jo pak planet e trajnerit Mirel Josa.
Nderkohe ne ditet pas kesaj ndeshje, jane zhvilluar edhe ekzaminimet e duhura dhe “Shkodra Sport” meson se behet fjale per nje terheqje muskulare ne pjesen e prapme te kofshes. Si rrjedhoje, te pakten per dy jave Juriç do te jete i detyruar te pushoje.
Kjo do te thote se kroati ka humbur sfiden me Erzenin, por edhe ato me pas ndaj Bylisit per kupe dhe me Kukesin per kampionat. Shpresat jane qe te mos zgjase me shume rikuperimi i tij. Kjo sepse edhe Bulatoviç ende nuk eshte gati, ndonese edhe ai e ka lene pas tashme demtimin qe e ka shqetesuar nga muaji nentor.
Ne kete menyre, tek Vllaznia demtimet e lojtareve kete sezon jane kthyer ne nje makth te vertete dhe ato po e shoqerojne nga fillimi e deri tani duke prishur jo pak pune ne ecurine e skuadres./SHKODRA-SPORT.COM/