Më datën 16 shkurt, në Stamboll të Turqisë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura në atletikë, aktiviteti i parë ndërkombëtar i sportit të “mbretëreshës” për këtë vit. Në këtë event do të përfaqësohet edhe Federata Shqiptare e Atletikës me një ekip të zgjedhur garuesish.

Ngjyrat kuqezi do t’i përfaqësojnë në këtë event rajonal 7 atletë, të gjithë kandidatë për të kapur zonën e medaljeve. Pra, një ekip i përzgjedhur nga FSHA-ja dhe që garanton medalje, apo të paktën do të garojnë për të arritur këtë objektiv.

Kombëtarja shqiptare që do të jetë në Ballkaniadën e sallave të mbyllura në atletikë përbëhet nga këta atletë: Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Franko Burraj, David Nikolli, Eraldo Qerama, Gledis Hallunaj dhe Muhamet Çengeli.

Siç shikohet nga 7 anetaret e ekipit tone kombetar, kater prej tyre jane shkodrane dhe pikerisht Smajlaj, Burraj, Çengeli dhe Hallunaj. Kjo tregon me se miri edhe njehere tjeter se Shkodra “ben ligjin” ne atletiken shqiptare.

Në bazë të rezultateve që do të arrihen në këtë Ballkaniadë do të përcaktohet edhe ekipi kuqezi që do të shkojë në Europianin e sallave të mbyllura, I cili zhvillohet më datat 1-3 mars, në Glasgou të Skocisë.