Trajnerët e Dinamos dhe Orikut Igli Allmuça dhe Artan Sakaj vlerësuan ecurinë e rivalëve të Vllaznisë në Kategorinë e parë.

Në emisionin “E hëna sportive” në “RTSH 1”, Allmuça theksoi se ecuria pozitive e Vllaznisë është siguruar falë boshtit të mirë të ekipit që kanë, ndërsa ish-kapiteni i Flamurtarit Artan Sakaj veçoi faktin se kontigjenti cilësor i Vllaznisë ka bërë që klubi kuqeblu të mos bënte merkato.

“Vllaznia ka boshtin e sezonit të kaluar, kanë lojtarë me eksperiencë. Në dy ndeshjet me kanë vendosur episodet.

Në takimin e fundit vendosi arbitri i ndeshjes, por nuk kemi dashur të merremi me këtë pjesë. Pavarësisht nivelit të treguar, kanë qenë të barabartë me ne në sfidë direkte”, u shpreh Allmuça.

“Vllaznia s’ka pasur nevojë për merkato. Ky është avantazhi. Janë realisht dy skuadra të forta dhe Dinamo dhe Vllaznia”, theksoi Sakaj./newsport/