Elseid Hysaj është rikthyer titullar te Napoli. Gjatë periudhës që skuadrën e drejtonte Carlo Ancelotti, shkodrani nuk pari shumë hapësira dhe zërat për një largim tijin ishin të shpeshte. Sërish mbeten prezent, për faktin që verën e vitit 2021 del lojtar i lirë.

Napoli, ose duhet të rinovojë me të, ose ta shesë që tani. Menaxheri i mbrojtësit të kombëtares, Mario Giuffredi, ka theksuar së fundmi se Hysaj është i njëjti që ka qenë edhe gjatë drejtimit të Napolit nga Maurizio Sarri.

“Hysaj është rikthyer te paraqitjet e mëparshme, kjo për shkak se Gennaro Gattuso i ka dhënë besim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për një futbollist të japë më të mirën e tij. Hysaj e ka treguar se është po ai lojtar që ishte nën drejtimin e Sarri”, shprehet Giuffredi.

Më tej ai flet edhe në lidhje me përgatitjet dhe propozimin e bërë që të ketë 5 zëvendësime në ndeshjet e mbetura të kampionatit. “Lojtarët duhet të kthehen në stërvitje. Është e vështirë të qëndrosh në shtëpi për dy muaj. Do të duhet edhe një muaj tjetër që të vijnë në formë.

Gjithashtu ka rrezik që të ketë dëmtime të mëdha, ndaj edhe propozimi për pesë zëvendësime është një ide e shkëlqyer, duke ditur që do të luhet edhe në temperatura të larta”, ka deklaruar Giuffredi për “Radio Marte”. /abcnews/