Moderatorja shkodrane e “Supersport”, Lei Kraja, duket se nuk i ka rezistuar dot kohës së bukur që ka përfshirë vendin tonë.

Bukuroshja është shfaqur me seksi se kurrë, teksa ka ekspozuar linjat e saj perfekte në profilin zyrtar në “Instagram”.

Ndonëse është një kohë karantine, përsëri Lei ka vendosur ta shijojë këtë kohë të bukur me diell duke marrë edhe disa rreze, teksa është shfaqur me rroba banje, ku i duken edhe format e saj të përkryera fizike.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa të shumta kanë qenë reagimet për foton e saj, sigurisht pozitive.

Lei Kraja është shumë aktive në rrjetet sociale, teksa poston shpesh foto për ndjekësit e saj që janë të shumtë në numër, ku nuk mungojnë edhe fotot provokuese.