Një vendim tërësisht shokues ka ardhur nga Meksika, atje ku është ndaluar për 5 sezone që të ketë rënie dhe ngjitje në elitën e futbollit. Kjo e ardhur për shkakun e krizës së madhe që ka shkaktuar pandemia e Koronavirusit dhe që do të vazhdojë të lërë një gjurmë të madhe.

Në mbledhjen e fundit që është bërë me videokonferencën në ditën e premte, është mbërritur në këtë përfundim krejtësisht të padëgjuar. Pra për 5 sezone nuk do të kenë mundësi skuadrat e tjera që të ngjiten në elitën e futbollit të Meksikës, që aktualisht është me 18 skuadra. I vetmi ndryshim do të bëhet në shkurtimin e ekipeve për sezonin e ardhshëm që do të jenë 12 dhe më pas ato do të mbeten për shumë vite.

Arsyeja konkrete? Po e njëjta siç kemi raportuar me ekipin e Sindrit Gurit në Belgjikë. Ostende nuk ka mundur që të marrë certifikimin për të luajtur në ligë profesioniste pasi duhet të bind drejtuesit e kampionatit se ka gjendjen financiare të duhur dhe mund të përmbush kriteret.

Në të njëjtën mënyrë kanë mbërritur në të njëjtin përfundim edhe në Meksikë. Pra edhe nëse do të lejohej që gara të vazhdohej si zakonisht, klubet që ndodhen në ligat më të ulëta, nuk mund të merrnin dot certifikimin për të mbërritur në elitë, për shkakun e probleme serioze financiare.

Për këtë arsye është vendosur që të mos ketë një garë të kotë, ndërsa njëkohësisht presidenti Enrique Bonilla e ka mbyllur garën e sezonit pa e shpallur një kampion. /Sport Ekspres/