A ka akoma rekorde për tu thyer nga Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi? Ndoshta po. Dueli mes portugezi dhe argjentinasit për t’u bërë golashënuesi më i mirë në Evropë vazhdon të emocionojë tifozët nga e gjithë bota, por pavarësisht se ata kanë thyer shumë rekorde, përsëri ka disa të tjerë që ende nuk janë arritur nga dy futbollistët.

UEFA ka renditur disa rekorde që dy lojtarët nuk kanë thyer ende:

Gola në finale

Golat në finalet e Kupave Europiane: 5 gola Alfrédo di Stéfano (1956, 1957, 1958, 1959, 1960 ), 2 gola Ferenc Puskásh, të dy lojtarët i kanë arritur këto me Real Madridin

Më shumë gola në një finale të Kupave Europiane: 4 – Ferenc Puskás (Real Madrid, 1960)

Mesi ka shënuar vetëm dy gola në finale (në 2009 dhe 2011) ndërsa Ronaldo ka shënuar 4 (një në 2008, një në 2014 dhe dy në 2017), por ai është ende tre gola larg dy ish-lojtarëve të tjerë te Real Madrid. DI STEFANO

Portugezi gjithashtu ka gjashtë paraqitje në finale: një më pak se Di Stéfano, dy më pak se Françisko Gento (Real Madrid) dhe Paolo Maldini (Milan).

Paraqitjet në garat e UEFA-s

Rekordi i paraqitjeve në Ligën e Kampionëve / (përfshirë kualifikueset): 181 – Iker Kasijas.

Ronaldo (131) dhe Messi (117) janë në një planet tjetër përsa i përket numrit të golave ​​në ndeshjet me klube në kompeticionet europiane, por ende janë shumë larg Kasijasit për nga numri i paraqitjeve.

Suksese me ekipe të shumta

Finalet në Champions League dhe filtimi i tyre me ekipe të ndryshme: 3 – Klarens Sedorf (Ajaks 1995, Real Madrid 1998, Milan 2003, 2007).

Golat e shënuar në UEFA Champions League me ekipe të ndryshme: 6 – Zlatan Ibrahimoviç ( Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan, PSG).IBRA

Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve të fituara me dy ekipe të ndryshme, Mançester Junajtid në 2008 dhe Real Madrid në 2014.

Gjithashtu një rekord tjetër është edhe për tripletën më të shpejtë që e ka shënuar një lojtar në kompeticionet europiane. Rekordi mbahet nga Bafetimbi Gomish, i cili shënoi 3 gola në harkun kohor të 8 minutave në ndeshjen Dinamo Zagreb-Lion, teksa ishte pjesë e këtyre të fundit.

Gola në sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, rekord që mbahet nga Rajan Gigs, i cili ka shënuar për 16 sezone radhazi.

Mesi dhe Ronaldo kanë shënuar për 15 sezone radhazi të Champions dhe sezonin e ardhshëm do të barazojnë rekordin e ish-mesfushorit të Junatid.

Më shumë gola në një sezon të vetëm, në kompeticionet europiane: Radamel Falkao me 18 gola në sezonin 2010/2011 kur ishte pjesë e Portos.

Sezoni më i mirë i Mesit ishte 2011/12 kur ai shënoi 14 gola Ligën e Kampionëve. Ronaldo vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve duke shënuar 17 gola në 2013/14, por ende asnjëri nuk e ka arritur rekordin e kolumbianit.

Rekordi i Gerd Myler me 0.97 gola për ndeshje (34 në 35 ndeshje të Ligës së Kampionëve) duket i pathyeshëm.

Për ta arritur atë, Mesi duhet të shënojë një tripletë në 11 ndeshjet e ardhshme, ndërsa Ronaldo duhet të bëjë të njëjtën gjë në 19 vitet e ardhshme.