Erjona Sulejmani është bërë e famshme në Shqipëri prej lidhjes së saj me futbollistin Blerim Xhemaili. Ndërsa, pas ndarjes me mesfushorin me origjinë shqiptare, sërish ajo mori një vëmendje të madhe në ndeshjen e Euro 2016 mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Së fundmi, në një intervistë për “calçiomercato.com”, Erjona tregon se është ndjerë krenare me gjestin e Shqipërisë në ndihmë të Italisë në këtë situatë të vështirë, ndërsa shpjegon se ajo ndihet gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane. Sakaq, Erjona njihet si tifoze e Interit dhe këtë e kultivon prej 22 viteve.

Ndihma e Shqipërisë duke dërguar mjekët për Italinë- “Unë ndihem gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane. Nuk e prisja sepse është një situatë e vështirë, dhe atje te ne është edhe më shumë, por ishte një gjest i madh për të hequr mjek nga Shqipëria dhe për t’i dërguar në Itali.

Unë betohem se u ndjeva shumë krenare, për herë të parë që u ndjeva në këtë mënyrë kur përfaqësova Shqipërinë. Kjo, sepse Italia ka bërë shumë te ne dhe ky gjest i vogël do të thotë të shlyejmë diçka kundrejt Italisë. Keni bërë shumë për mua dhe për popullin tim dhe jam e lumtur.

Sigurisht, ky gjest nuk do të thotë se do bëjë diferencën por është një vepër e mirë për të bërë të huajt të ,kuptojnë se duhet të jenë altruist. Për një herë që jemi të thirrur në kauzë nuk duhet të jemi egoist”. E apasionuar edhe me futbollin, për kë skuadër bën tifo?

“Prej momentit kur kam ardhur në Itali, kështu prej 22 viteve, bëj tifo për Interin. Jam rritur në një zonë ku bëhej tifo për Interin ose Milanin. Unë duke mos njohur asnjërën, zgjodha prej ngjyrave. Më pas fillova ta ndiqja Interin dhe u apasionova”, u shpreh Erjona Sulejmani./VipSport/