Premier Liga angleze ka caktuar datën e rinisjes së kampionatit. Bëhet fjalë për 8 qershori që ëshhtë caktuar si data kur kampionati anglez po parashikon rikthimin e edicionit 2019/20.

Për shkak të COVID-19, gjithë bota e futbollit është paralizuar, prej më shumë se 1 muaji. UEFA po bën të pamundurën që në bashkëpunim me udhëheqësit e ligave, të gjejë një gjuhë të përbashkët për të rinisur sezonin.

Ndërkoh të 92 ndeshjet e mbetura në total të Premier Ligës pritet të luhen në një periudhë pesë-javore, raportojnë mediat angleze.