Ekipi i Besëlidhjes, përmes postimit në rrrjetet sociale, ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Patrik Fetaj. “Patrik Fetaj rikthehet me Besëlidhjen! Mbrojtësi 28 vjeçar vesh sërish fanelën tonë pas eksperiencave me klube si Partizani, Dinamo dhe Burreli”, shkruan klubi i Kategorisë së Parë.
Për 28-vjeçarin, ku është një rikthim te skuadra lezhjane, pas aventurës mes viteve 2018-2022. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar prej ditësh edhe nga Gazeta “Shkodra Sport” dhe tashmë gjithçka është finalizuar me sukses.
Në të shkuarën, pukjani ka luajtuir me moshat e Partizanit, ndërsa ka djerësitur edhe fanelën e Dinamos, sezoni 2022-2023. Në edicionin që lamë pas, Besëlidhja siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa ambicia dhe projekti serioz ka mision të qartë, Superioren.


