Portieri i Kombëtares, Alen Sherri është larguar nga spitali këtë mëngjes.
Ai u shtrua ditën e djeshme pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen mes Frozinones dhe Monzës, që përfundoi me fitoren e ekipit të tij.
Sipas mediave italiane, gardiani është në gjendje të qëndrueshme.
Por ai pësoi fraktura të shumta në fytyrë gjatë përplasjes me shokun e tij dhe do ti duhet ti nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme për të përcaktuar më saktë situatën e tij.