Nga Maringlen ZHIVANI

Mesfushori moldav, Christian Dros, është përforcimi më i ri i Vllaznisë. Pas përfundimit të aventurës me Elbasanin, nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, 27-vjeçari ka mbërritur në Shkodër ku ka kryer të gjitha procedurat dhe ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me klubin shkodran.

Dros është pjesë e Kombëtares së Moldavisë, ndërsa sezonin e kaluar ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Elbasanit në Superiore.

Me eksperiencën dhe aftësitë e tij në mesfushë, ai shihet si një armë e fortë për skuadrën e Vllaznisë në objektivat e sezonit të ri.

Ndërkohë që, nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se futbollisti do të prezantohet zyrtarisht nesër në Shkodër, në ambientet e klubit.