Nga Maringlen ZHIVANI

Mesfushori i talentuar i Vllaznisë, Xhoel Hajdari, do ta vijojë karrierën e tij tek Laçi. Sipas burimeve të “Shkodra Sport”, lojtari shkodran do të luajë në formë huazimi për një vit me skuadrën kurbinase.

Ky është një hap i rëndësishëm për të riun, i cili pritet të ketë më shumë hapësira dhe minuta loje tek Laçi, që këtë sezon do të garojë në Kategorinë e Parë. Lëvizja shihet si një mundësi ideale zhvillimi dhe rritjeje për Hajdarin, duke i dhënë atij eksperiencën e duhur për të ardhmen.

Nga ana tjetër, Vllaznia nuk ka dashur të humbasë shërbimet e mesfushorit, të cilin e konsideron si një investim afatgjatë, por në marrëveshje me lojtarin është vendosur që ai të huazohet për një vit.

Në fakt, për 19-vjeçarin ka pasur interes edhe nga klube të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, megjithatë në fund ishte Laçi që siguroi shërbimet e tij.(www.shkodrasport.com)