Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë.

Zhegrova pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A, pasi eksperti italian i transferimeve Nicolo Schira raporton se palët kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Sipas Schiras, Bianconerët tani po e detyrojnë Lillen ta pranoj ofertën e tyre, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit po skadon dhe ai tashmë ka njoftuar vendimin e tij për të mos rinovuar me klubin francez.

“Edon Zhegrova i ka dhënë mundësinë e tij Juventusit për një kontratë deri në vitin 2030 (2,5 milionë euro/vit + bonuse)”.

“Juventusi tani po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Lille. Kontrata e Zhegrovës skadon në qershor 2026 dhe ai tashmë i ka njoftuar LOSC vendimin e tij për të mos e zgjatur”, ka shkruar Schira.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes klubeve mund të jetë midis 18 dhe 20 milionë eurove.

Ndryshe, 26-vjeçari prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Lillet kur iu bashkua nga Baseli dhe në 80 paraqitje në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime. /Telegrafi/