Jazan Madani ishte pjesë e Egnatias në sezonin e kaluar, kur edhe u fitua titulli i dytë kampion radhazi. Në përfundim të sezonit nuk ishte më pjesë e skuadrës.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Madani është rikthyer në Arabinë Saudite.

Më konkretisht ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Al Ahlin dhe do të luajë me ekipin U-21.

Madani është produkt i asaj akademie. 20-vjeçari luan në mbrojtje.

Tek Egnatia nuk pati hapësira dhe pse ishte pjesë e skuadrës që festoi titullin. Nga Rrogozhina u largua me paraqitjet e dy ndeshjeve.