Nga Maringlen ZHIVANI

Belajdi Pusi vazhdon të jetë një nga lojtarët më të spikatur të Fakel Voronezh në kampionatin rus. Pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e fundit, ku realizoi golin që i dha fitoren ekipit të tij, sulmuesi shkodran është përfshirë për herë të dytë radhazi në formacionin më të mirë të javës.

Ky vlerësim është një tregues i qartë i formës së mirë që po kalon 27-vjeçari, i cili jo vetëm që po gjen rrugën e rrjetës, por edhe po kontribuon me lojën dhe vendosmërinë e tij. Pusi po kthehet në një pikë referimi për skuadrën ruse, duke fituar gjithnjë e më shumë vlerësime nga mediat sportive dhe tifozët.

Karriera e tij po merr një drejtim shumë pozitiv dhe performancat e fundit janë një sinjal i fortë se ai ka potencial për të shkuar edhe më lart në futbollin ndërkombëtar. Për shkodranin, këto suksese janë edhe një motivim i madh për të vazhduar me të njëjtin ritëm.(www.shkodrasport.com)