Pasditen e djeshme kane qene te dy sebashku ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”. Jane bashkuar rastesisht per nje aktivitet qe organizohej aty, por “Shkodra Sport” ka shfrytezuar kete moment per t’u shkrepur nje foto.

Nje foto qe vlen shume sepse eshte historia e golit shqiptar. Vioresin Sinani, ish- sulmuesi i Vllaznise, siç dihet eshte golashenuesi me i mire ne gjithe historine e kampionateve shqiptare te futbollit me 208 gola te shenuar.

Krah tij eshte Megi Doçi, sulmuesja e Vllaznise e cila ne fakt ka shenuar nje numer jashtezakonisht te madh golash, mbi 600 dhe vazhdon te shenoje duke ndoshta shume e veshtire qe te arrihet nga dikush tjeter ne historine e futbollit te femrave ne vendin tone.

Me te qeshur, teksa benim foton, Sinani na thote: “Megi eshte njeriu i vetem qe ka shenuar me shume sesa une ne Shqiperi”. Dhe ka te drejte, por kuptohet qe diferencat ne mes futbollit te meshkujve dhe te femrave jane te medha.

E rendesishme eshte qe kjo foto vlen shume. Per te sotmen dhe historine e golit shqiptar. Vioresin Sinani dhe Megi Doçi e kane shkruar ate me shume djerse dhe sigurisht qe meritojne vleresim maksimal./SHKODRA-SPORT.COM/