Pas barazimit me shifrat 1-1 në ndeshjen e parë në Armeni, Egnatia krijoi pritshmëri për kalimin në turin e dytë. Megjithatë, ndeshja e kthimit rezultoi të ishte një “thriller” për rrogozhinasit, që e panë veten të eliminuar nga penalltitë pas 120 minutash të mbyllura 4-4.

Portieri Alen Sherri ka shkruar në “Instagram” pas eliminimit. Ai shprehet se nuk dorëzohet dhe në kampionat do të kthehen më të fortë.

“Disa humbasin nga fitorja, disa fitojnë nga humbja. Krenar për çdo gjë që kemi arritur të gjithë bashkë në një sezon, që u rrëzuam shtatë herë dhe u ngritëm tetë të tjera.

Faleminderit qytetit dhe tifozëve për mbështetjen. Me kokën lart për sezonin tjetër! Forca Egnatia”, shkruan Alen Sherri.