Si shumica e shqiptareve, edhe per mua futbolli mbetet sporti i pare i preferuar dhe me i ndjekuri. Sidomos kur luan Kombetarja, cdo gje tjeter behet shume me pak e rendesishme. Por sot, per here te pare do te shkruaj per basketbollin dhe jo per futbollin.

Basketbollin kam nisur ta ndjek per here te pare ne vitin 1993, kohe kur perplaseshin ne finale te kampionatit amerikan (NBA), Majkell Xhordan i Bullsave dhe Carls Barkli i Feniksit. U bera tifoz i Feniksit pasi doja te merrte fund dominimi i te kuqve dhe mbeta tifoz i ekipit nga Arizona deri edhe sot e kesaj dite. Feniks ende nuk e ka realizuar endrren per te fituar titullin kampion edhe pse nder vite ka pasur lojtare te shkelqyer si Kid, Stadamajer, apo Stiv Nesh.

Mirepo, per here te pare ne jeten time ndoqa drejt per se drejti ne internet finalet e kampionatit tone kombetar te basketbollit. I ndoqa ne faqen e mikut tim Agostin Marini, nje qytetar model i Lezhes. Te pese finalet e luajtuara u komentuan nga nje tjeter emer i njohur ne Lezhe e ne vend, nga gazetari sportiv Irfan Rama.

Ne finale ne kete edicion 2022-23 dolen Tirana 20 here kampione dhe Beselidhja debutuese ne eliten e basketbollit. Ishte kjo e fundit qe me shtyu te shikoj me kureshtje te madhe keto finale pasi ne Lezhe kam kaluar jo pak por plot 14 vite te jetes sime, e shpesh here u prezantohem njerezve si lezhjan edhe pse vendlindja ime eshte Vlora.

Beselidhjen e futbollit e kam ndjekur rregullisht ne stadium kur kam qene femije e me vone ne radio e ne media duke qene se nga Shqiperia jam larguar prej shume e shume vitesh. E kam ndjekur edhe pse prej kohesh Beselidhja “nuk e ka ngritur dot koken” por ka luajtur aty ne kategorine e dyte (quhet e pare!). Do vazhdoj ta ndjek edhe tani qe ka siguruar bileten per ne kategorine e trete! Jam nga ata qe besojne se tifozi i vertete nuk e tradheton kurre ekipin e tij, pavaresisht ne cfare gjendje apo kategorie gjendet.

Por te kthehem te basketbolli, te kjo befasi e bukur e ketij qyteti te vogel por qe mesa di une, per here te pare ne historine e vet modeste sportive, kerkoi te sjelle ne Lezhe nje trofe madhor. Sfidon Tiranen me shume pervoje dhe tradite ne shume sporte.

Te them te drejten, nuk kisha asnje njohuri per basketbollin e Lezhes. Di qe vec futbollit, Beselidhja ka pasur edhe mundje te mire por vetem kaq. Fale gazetarit Rama, qe vec te tjerash komentoi me shume zotesi te pese finalet ne portalin e Agostin Marinit, mora vesh qe basketbolli ne Lezhe paska nisur ne vitet 60 por pa arritur asnjehere te ngjitet ne kategorine e pare (sot superiore!).

E Beselidhja e mbyll sezonin e para, madje bindshem fale edhe kontributit te disa lojtareve te ardhur nga jashte, kater amerikaneve te cilet ishin pjese e formacionit baze por edhe nje shtatlarti serb, kombinuar me disa lojtare shqiptare, ne mesin e tyre edhe nje djale i Lezhes i quajtur Juljan Shahini.

Ne finale Beselidhja hyri si favorite pasi i kishte fitoret me bindese se te gjithe kundershtaret e saj. Fiton dy finalet e para duke dhene pershtypjen dhe bindjen qe endrra e papritur per lezhjanet, qe nje kupe madhore te vije ne kete qytet te vogel per here te pare, te jete me teper se nje realitet.

Nuk do te hyj ne anen teknike dhe te gjykoj pse arriti Tirana te fitoje tre finalet e tjera duke e kthyer serine ne 3-2 dhe duke fituar per here te 21-te kupen e kampionatit. Nuk do ta bej pasi nuk jam specialist “de jure”ne kete sport , edhe pse prej rreth 30 vitesh e ndjek basketbollin amerikan dhe kam njohuri jo te pakta. Eshte kollaj te gjykosh nga distanca e krejt tjeter te jesh aty ne mesin e protagonisteve.

Natyrisht qe u merzita ashtu si edhe tifozet e tjere te Beselidhjes, por ndoqa parimin qe te shprehem nje dite me vone pas disfates, pasi atehere edhe mendja eshte me e qete dhe e kthjellet, ndersa ne momentet kur perjeton humbjen shpesh rrezikohet te shkruhet e te shprehesh rrembyeshem e me gjaknxehtesi.

Keshtu, me mendje te qete e te kthjellet i uroj Tiranes fitoren qe per hir te vertetes ishte e merituar pasi nuk u shkurajua edhe pse ishte me shpatulla pas murit ne humbje 0-2. Ajo luajti mire e bukur, me shume zgjuarsi dhe i fitoi bindshem te treja finalet e fundit ndaj ekipit lezhjan. Nuk vodhi asgje por fitoi me merite duke vijuar traditen e saj te pasur te koleksionimit te trofeve. Bravo!

Por dua me shume te uroj e te pershendes Beselidhjen time qe pervec rezultateve, na dhuroi kaq emocione te forta, te paprovuara me pare, duke i ardhur kaq afer endrres. Ne fund shpallja nenkampione e Shqiperise eshte nje arritje e shkelqyer per nje qytet me shume histori por qe pervec futbollit deri diku, nuk ka lene shume gjurme ne sportin shqiptar.

Nje bravo e madhe per sponsoret qe bene te mundur qe Beselidhja te jete konkurruese ne basketboll por mbi te gjitha bravo protagonisteve te parketit: trajnerit Afrim Bilali dhe me radhe amerikaneve Brendon Morris, Xhordan Robinson, Xhamesio Rajn, Brajant Bernard e pastaj Elvis Beqo, Nima Namdar, Nikola Sekic, Alban Cela, Juljan Shahini, Dejvis Pylla, Besjan Selimaj, Jord Thanasi, Idi Qilimi dhe Nikola Simoni.

Bravo edhe trajnereve Artan Terihati e Kliton Pasha qe disa muaj me pare arriten te fitojne kupen e federates duke mundur ne finale po Tiranen. Ndoshta mund te kemi nisjen e nje rivaliteti Beselidhje – Tirane per vite me radhe. Te shpresojme!
Florent Hoxha
Micigan, Shba 5 Maj 2023