Saturday, June 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENOTAT/ Alen Sherri dhe Mario Mitaj ndër lojtarët më të vlerësuar në...

NOTAT/ Alen Sherri dhe Mario Mitaj ndër lojtarët më të vlerësuar në ndeshjen me Luksemburgun

Dy miqësore, të dyja të humbura për Kombëtaren shqiptare në muajin qershor. Shqipëria nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv as përballë Luksemburgut, duke u mposhtur me të njëjtin rezultat “fotokopje”, 0-1 si përballë Izraelit.

Mediumi “Sofascore”, si gjithnjë, ka bërë vlerësimet për secilin prej lojtarëve në këtë takim, ku për të dytën herë radhazi, spikat paraqitja bindëse e Kristjan Asllanit që u vlerësua me notën 7.6.

Po ashtu, edhe portieri Alen Sherri, pavarësisht golit të pësuar tregon lartësinë e tij në ndërhyrje të rëndësishme. Ish-i i Vllaznisë u vlerësua me notën 7.2. Pas tij vjen Mario Mitaj me notën 7.1 dhe e përmbyll Andi Hadroj me notën 7, ky i ardhur nga stoli në pjesën e dytë.

Pjesa tjetër e lojtarëve është vlerësuar më pak se nota 7, mes të cilëve, Gjimshiti 6.8, Laçi 6.7 dhe kapiteni Hysaj 6.7.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments