Saturday, June 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMarotta i përgjigjet Mourinhos për ‘Marotta League’: Dua Champions-in me Interin, pastaj...

Marotta i përgjigjet Mourinhos për ‘Marotta League’: Dua Champions-in me Interin, pastaj pensionohem

Giuseppe Marotta në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” tha: “Dua Champions-in me Interin dhe pastaj dal në pension”. Ai foli për “Marotta League”, duke thënë se në rrjetet sociale ka “luanë tastiere që nuk dinë asgjë mbi personat për të cilët flasin…, hedhin vetëm baltë”.

Më tej iu përgjigj José Mourinhos: “Është mendimi i tij, por këta lojtarë janë sportistë të mëdhenj. Futbolli ka ndryshuar dhe do të ndryshojë”.

Giuseppe Marotta vlerësoi rritjen e Lautaro Martínez: “Lautaro është kapiten sepse njihet si lider nga shokët e skuadrës, jo vetëm nga klubi”.

Për Florentino Pérez: “Kam marrëdhënie të mira me të, është një drejtues shumë i madh dhe burim frymëzimi për mua”.

Për stadiumin e ri: “Duhet bërë, paradoksi është se Oaktree dhe RedBird kanë gati dy miliardë për të investuar, por disa pengesa e ngadalësojnë procesin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments