Saturday, June 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREQatip Osmani kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur të...

Qatip Osmani kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur të Superiores

Punoi vetëm disa muaj në Shqipëri dhe la një përshtypje të mirë. Jo më kot, shpeshherë emri i tij përmendet si kandidat për pankinat e disa skuadrave. Edhe ditët e fundit është përsëritur e njëjta gjë. Këtë herë tek ekipi i Partizanit.

Ky i fundit ka mbetur pa trajner që pas largimit të Oltijon Kërnajës dhe drejtuesit po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Në qarkullim janë disa emra dhe njëri prej tyre është ai i Qatip Osmanit.

Ish-trajneri i Vllaznisë është një figurë e njohur në futbollin e rajonit dhe ka drejtuar më parë skuadra si Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Përvoja e tij në kampionatet ballkanase e bën një emër të lakmuar për drejtuesit e Partizanit, megjithatë deri në këtë moment ai nuk duket të jetë alternativa kryesore.

Në kampin e kuq, energjitë janë përqendruar te pista kroate dhe te mundësia për të arritur një marrëveshje me teknikun që ndodhet aktualisht në krye të listës. Për shkak të negociatave që vijojnë, identiteti i trajnerit nuk është bërë ende publik. Klubi preferon të ruajë konfi dencialitetin deri në momentin kur të ketë një zhvillim konkret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments