Nga Maringlen ZHIVANI
Pas zërave të shumtë që qarkulluan sot dhe dje në media për një largim të mundshëm të sulmuesit Alfred Mensah, ka ardhur reagimi i menaxherit të tij, Daniel Mema, i cili për “Shkodra Sport”, ka hedhur poshtë çdo spekulim.
“Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë shkruar. Mensah ka qenë thjesht me virozë ditët e fundit, ndaj nuk ishte i pranishëm në stërvitje, por ai është shumë i vlerësuar te skuadra dhe do të qëndrojë aty. Lajmet për një largim nuk kanë asnjë bazë”, – thekson menaxheri Mema.
Gjithashtu, ai kujtoi se sulmuesi ka dhënë përgjigje pozitive në fushë, duke shënuar gola të rëndësishëm në Conference League dhe në miqësoren ndaj Kukësit, duke arritur 2 realizime në pak ndeshje.
“Mensah është i fokusuar vetëm te skuadra dhe do të vazhdojë të japë më të mirën e tij”, – përfundon menaxheri Daniel Mema.(www.shkodrasport.com)