Ish-trajneri, tani komentatori Fabio Capello, në faqet e “Gazzetta dello Sport” ka folur për fillimin e kampionatit të Juventusit.


A është një pengesë e vogël barazimi me Romën?

Është normale që bardhezinjtë të vazhdojnë të konkurrojnë. Formacioni që doli në fushë në pjesën e parë dje, edhe pse ishte ai që fitoi në Verona, mund të cilësohet si eksperimental. Në fakt, Juve krijoi shumë pak raste dhe shpesh ia la topin Romës. Përforcimet e reja në merkaton e verës treguan shumë më tepër cilësi në fushë. Me aktivizimin e tyre, në fakt Juventusi mori kontrollin e ndeshjes, pavarësisht se nuk arriti ta fitonte atë”.

A pritej më shumë nga Vlahovic?

Ndihma e të ardhurve të rinj së shpejti do të jetë evidente për të. Shumë përforcime kanë mbërritur kohët e fundit në Torino dhe ende nuk janë integruar. Kur Motta t’i integrojë ato si duhet në futbollin e tij, Vlahoviç me siguri do të ketë shanse për të shënuar.


A është Juventusi, rivali kryesor për titull i Interit?

Është shumë herët për ta thënë, por Juventusi pëson shumë pak, në krahasim me rivalët e vet. Në fakt, është ekipi i vetmi në Serie A që nuk ka pësuar ende gol. Dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm në Itali. Vetëm koha do të na tregojë më shumë, sepse Interi është një makinë e mirë-testuar, që ecën me shpejtësi të plotë.