Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Luksemburgut në datat 4 dhe 6 shtator. Ndeshja e parë miqësore do të luhet në stadiumin e Vorës, në orën 16:30 ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 10:00.
Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për dy sfidat miqësore me Luksemburgun, teksa për trajnerin e ri Andrea Tedesco, kjo do të jetë prova e parë përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë, ku kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe. Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me emrat e 21 lojtarëve të ftuar.
Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Olympiacos, Juventus, Genoa, Torino, Paok, Inter, Stuttgart, Sassuolo dhe Tottenham.
Më poshtë edhe lista e 21 lojtarëve të thirrur nga trajneri Andrea Tedesco për dy ndeshjet miqësore me Luksemburgun U-17. Siç mund ta shikoni, pjese e saj jane dhe 5 futbolliste shkodrane, pikerisht portieri Erno Mustafa, mesfushoret Amer Kthupi dhe Alen Vukaj si dhe sulmuesit Rikardo Sheji dhe Gabriel Kulla.