Akileu Ndreca la Tiranën pas një sezoni dhe dje u prezantua te Prishtina.

Sulmuesi është lojtari më i ri i kryeqytetit të dytë të shqiptarëve.

Sigurisht, largimi nga bardheblutë e Shqipërisë nuk ishte i lehtë. Me kokën pas, sulmuesi foli për situatën te Tirana, ku sipas tij, kurrë nuk e vlerësuan për atë që dha në fushën e lojës. Dhe këtë fakt e artikulon hapur pa asnjë droje.

“Arsyeja e largimit tim nga Tirana nuk ishte një. Mund të them se ishte për shumë arsye, por sidomos arsyeja kryesore është që kurrë nuk u vlerësova për atë që jepja dhe asnjëherë njësoj si tjerët”, u shpreh Ndreca.