Nga Gjergj KOLA

 

Gazeta online www.shkodrasport.com vazhdon të thyejë rekorde. Në vetëm 18 muaj nga hapja e saj, ajo ka arritur një numër klikimesh prej më tepër se 800 mijë. Çka tregon se gjërat kanë shkuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Por ne nuk jemi të kënaqur vetëm nga numri i madh i klikimeve. Jemi të kënaqur se lajmet e faqes sonë çdo ditë i sheh të pasqyruara në mediat kryesore, si të kryeqytetit ashtu edhe ato lokale.


Shpeshherë këto media i referohen gazetës online www.shkodrasport.com duke zabtuar të drejtën e autorit. Megjithatë nuk mjaftojnë edhe rastet kur lajme tona “vidhen” nga gazeta apo faqe të tjera online duke e tjetërsuar origjinën e shkrimit. Kjo gjithsesi nuk na ka penguar në punën tonë. Lajmet ekskluzive, fotot shumë domethënëse janë pjesë e vazhdueshme e kësaj faqe. Por jo vetëm kaq. Gazeta online www.shkodrasport.com i ka vënë vetes të pasqyrojë traditat e hershme të sportit në Shkodër. Të evidentojë për lexuesin e sotëm të kaluarën, bashkë me figurat kryesore të këtij qyteti. Për këtë, mjafton të klikosh tek rubrikat PERSONAZHE, HISTORIK, ARKIV apo dhe tek GALERIA dhe do mësosh shumë gjëra të reja. Pavarësisht se përgjithësisht i përkasim një brezi të ri si pjestarë të kësaj gazete, por në brendësi të gjithëve na shoqëron respekti për të kaluarën. Dhe jo më kot. Me Shkodrën krenohemi të gjithë si qyteti- pararojë për nisjen e shumë sporteve në vendin tonë. Me Shkodrën krenohemi se gjithmonë na ka dhuruar suksese e emocione të shumta. Besoj se me SHKODRA SPORT duhet të krenohemi edhe ne sepse kjo media elektronike mbetet në pararojë të informimit të lexuesve të saj dhe sportdashësve shkodranë e më gjerë. 800 mijë klikimet e deritanishme, na motivojmë për ta shtuar punën në të ardhmen. Sigurisht që edhe cilësinë por pa harruar aspak korrektësinë në çdo lajm që pasqyrojmë. Këtë sigurisht që e marrim përsipër dhe të jeni të bindur se në gazetën www.shkodrasport.com çdoherë keni për të gjetur vetëm të vërtetën e asaj çfarë ndodh.