Pas përfundimit të miqësores së djeshme me Zetën, trajneri i Vllaznisë, Artan Bushati në një intervistë për gazetën ka folur në lidhje me të por edhe për shumë gjëra të tjera. Pikërisht pas ndeshjes ka thënë: “Na shërbeu ky takim jo vetëm për ta mbajtur në tonus ekipin, por edhe për të parë më nga afër elementin e ri. Ajo që nuk pati shumë rëndësi në këtë përballje ishte rezultati, pavarësisht se arritëm të fitonim. Për mua e rëndësishme ishte të shikoja skuadrën që do të hedh në fushë në takimin me Tomorin. Mendoj se forma e lojtarëve është e mirë, pavarësisht se kur dhe si u shënuan golat.

Në miqësoren e djeshme më la përshtypje të mirë sërish Bardulla, i cili ishte pjesë e formacionit të parë, por fjalë pozitive ka edhe për të riun Kruja, që shumë shpejt mund të jetë pjesë e planeve të mia”. Vlerësimi për Krujën kësisoj pritet të jetë një shtysë për këtë lojtar për ndeshjet e ardhshme që ai pse jo të jetë edhe titullar. Sa herë që ka luajtur në miqësoret e deritanishme apo dhe ndonjë takim tjetër, ai ka bindur me paraqitjet që ka bërë. Eshte vetem 19 vjeç megjithate Arsid Kruja premton shume per te ardhmen.

www.shkodrasport.com