Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLEdhe Picalla u bë me fushë futbolli, po Bashkia Vau Dejës a...

Edhe Picalla u bë me fushë futbolli, po Bashkia Vau Dejës a ka ndër mend ta bëjë atë investim?!

Federata Shqiptare e Futbolit ka publikuar sot pamjet e inagurimit të një fushe të re futbolli në fshatin Picallë të Tiranës. Një investim i bërë nga institucioni i futbollit shqiptar me një Akademi që ushtron aktivitetin e saj në këtë zonë.

Dhe ky padyshim që është një lajm shumë i mirë sepse do të kemi një terren sportiv më shumë, ku fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin pasionin e tyre për këtë lojë magjike, për t’u rritur sa më të gëzuar dhe për t’u edukuar nëpërmjet saj.

Por pyetja që ne shtrojmë është nëse do ta kenë këtë mundësi fëmijët, por edhe të rriturit e zonës së Bushatit? Kësaj pyetje vazhdon të mos i japë përgjigje askush në fakt dhe kjo është mëse e çuditshme. Ka më tepër se një vit që është arritur marrëveshja në mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Vau Dejës për ta bërë këtë investim që do t’i shërbente Basania FC dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

Nuk u bë vitin e kaluar për shkka të disa procedurave dhe probleme burokratike të institucionit të pushtetit lokal, por pas zhvillimit të dëgjesës publike, miratimit në buxhetin e vitit 2026 nga ana e Këshillit Bashkiak, u prit që investimi në fjalë të fillonte. Por po mbyllen gjashtë muajt e parë të vitit dhe kjo gjë nuk duket askund.

Ndonëse në zyrat e Bashkisë Vau Dejës kanë dëshirë që “t’ia kalojnë topin” FSHF-së se gjoja është tërhequr nga investimi, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Neglizhenca është tek zyrat e këtij institucioni të pushtetit lokal dhe e çuditshmja është se nuk ka një arsye reale sepse në fund të fundit është një investim që do t’i shërbejë komunitetit të kësaj zone.

Aktualisht janë 70-80 fëmijë që stërviten çdo ditë në këtë fushë në kushte aspak të përshtatshme dhe plus tyre ka edhe një ekip futbolli që merr pjesë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar që e përdor atë. Me siguri që në rast të përmbylljes së këtij investimi, numri i fëmijëve që do të rregjistrohen për të luajtur futboll do të dyfishohet. Problem është vetëm që kryebashkiaku Kristian Shkreli të japë urdhërin për nisjen e këtij investimi që paraprakisht ka marrë OK-in e të gjithëve.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments