Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia- Melos Bajramit: Faleminderit që ishe pjesë e skuadrës sonë në një...

Vllaznia- Melos Bajramit: Faleminderit që ishe pjesë e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin

Ka disa ditë që është larguar, por zyrtarisht që sot Melos Bajrami nuk është më pjesë e Vllaznisë. Dhe klubi shkodran e falenderon për kontributin e dhënë në këto dy ditë me fanellën kuqeblu duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Ja statusi i klubit shkodran:

“Faleminderit, Melos Bajrami!

Pas dy sezoneve me fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Melos Bajramit me Vllazninë mbyllet këtu.

Me përkushtimin, seriozitetin dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Melosi ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin.

KF Vllaznia e falënderon për gjithçka ka dhënë për këto ngjyra dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen.

Faleminderit, Melos!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments