Tuesday, August 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREParaqitja e mirë me Hearts, shkodrani Sabah Kerjota zgjidhet në formacionin më...

Paraqitja e mirë me Hearts, shkodrani Sabah Kerjota zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Skoci

Shkruar nga Gjergj KOLA

Tjetër arritje për futbollistin shkodran Sabah Kerjota. Ai e ka nisur mbarë sezonin me Hearts duke qenë titullar në formacionin e tij si në ndeshjet e kampionatit ashtu edhe atë të Kupës dhe po ashtu është shfaqur si protagonist me lojën dhe dy asistet e tij.

Si rrjedhojë, e kësaj paraqitje, sulmuesi 25 vjeçar sot është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës. Padyshim që ky është një vlerësim shumë pozitiv për ish- futbollistin e Akademisë Vllaznia i cili tashmë po shijon kulmin e karrierës së tij duke luajtur në elitën e futbollit skocez.

Nëse sezonin e kaluar iu bashkua me vonesë ekipit dhe si rrjedhojë nuk pati hapësirat e duhura, sivjet duket tjetër histori. Ai e ka nisur si protagonist absolut duke qenë në çdo ndeshje në fushë dhe tashmë është edhe në formacionin më të mirë të javës në Skoci.

Megjithatë për ne që ia dimë aftësitë e tij, kjo përbën asnjë çudi madje ju sigurojmë se ende nuk e keni parë më të mirën nga Sabah Kerjota se çfarë është në gjendje të bëjë ai,

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments