Pasditja e sotme ka sjellë një moment shumë të vështirë për gazetarin e njohur sportiv Ervin Baku. Ai ka qenë duke ecur me motorin e tij nëpër rrugët e Tiranës teksa është aksidentuar nga një autobus me targa maqedonase.
Baku është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për të marrë mjekimin e shpejtë dhe për të bërë ekzaminimet e duhura për të vlerësuar me kujdes gjendjen e tij. Lajmi më i rëndësishëm është se, sipas informacioneve të marra, nuk ka rrezik për jetën.
Në një komunikim të shkurtër me të, Baku për “Shkodra Sport” është shprehur: “Falë Zotit jam sërish në jetë, por sot pashë vdekjen me sy”.
Gazeta i uron shërim të shpejtë dhe jemi të bindur se do Ervini do ia dalë ta kalojë edhe këtë vështirësi, ashtu siç ia ka dalë edhe shumë herë të tjera. Forca Ervin, jemi përkrah teje!


