Wednesday, April 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESponsorizimet, ministri Gonxhja: Bizneset do të mbështesin drejtpërdrejt sportin, investim më i...

Sponsorizimet, ministri Gonxhja: Bizneset do të mbështesin drejtpërdrejt sportin, investim më i shpejtë

Aktivitetet sportive dhe sportistët do të mund të mbështeten nga bizneset private, bëri me dije ministri Blendi Gonxhja. Ky financim do t’u zbritet bizneseve direkt nga detyrimi financiar i vitit pasardhës, ndërsa do të përfitojnë edhe nga promovimi. Për vetë aktivitetin apo sportistët, do të rezultojë në financim më të shpejtë.

“Për pak ditë do të kemi një aprovim nga Komisioni Europian për një pjesë të ligjit të sponsorizmit për financimin privat të sportit nga biznesi privat. Do të kemi ligjin e sponsorizimit në parlament. Do të ketë një reflektim në paketën fiskale të vjeshtës.

Do të kemi një gjenerim dhe financim nga ana e biznesit privat. Kalimi i drejtpërdrejtë i fondit nga subjektet te sportistët është prokurim i drejtpërdrejtë, zbritet direkt nga detyrimi tatimor i vitit pasardhës, promovohen, bën të mundur që shteti në fund t’i ketë para që janë investuar më shpejt në sport që kthehen në mundësi për të gjeneruar më shumë konsum, formalizon ekonominë, ndihmon sportistët, promovon Shqipërinë dhe rrit kapacitetet”, tha Gonxhja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments