Ish- kampioni dhe rekordmeni i atletikes shkodrane dhe shqiptare Arben Mlloja eshte nderuar sot permes nje aktiviteti te zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” nga Shoqata e Atletikes Vllaznia, Bashkia Shkoder dhe Federata Shqiptare e Atletikes.

Nje aktivitet qe eshte emertuar “Dita e kercimeve Arben Mlloja”, ngaqe edhe vete ai gjate karrieres se tij ka qene kryesisht i specializuar ne garat e kercimeve. Si rrjedhoje jane zhvilluar garat e kercimit se gjati per femra e meshkuj dhe po ashtu edhe ajo trehapesh per te dyja kategorite.

Per femra, vendin e pare ne kercim se gjati e zuri atletja e Partizanit Behrami, ndersa per meshkuj Muhamet Çangeli i Vllaznise. Ndersa ne kercim trehapesh kane triumfuar dy atletet shkodrane, Erisa Rrasa dhe Kolindo Kiri.

Pas perfundimit te garave eshte zhvilluar edhe nje ceremoni ku nuk kane munguar nderimet per protagonistin e ketij aktiviteti nga Shoqata e Atletikes Vllaznia, nga Klubi Partizani, Shoqata e Veteraneve te Atletikes Shqiptare, nga Gjergj Ruli dhe Bashkia Shkoder dhe padyshim qe nje atmosfere e tille ka krijuar shume emocione tek Beni, aq sa nuk kane munguar edhe lotet ne syte e tij.

Nje aktivitet i thjesht, por shume kuptimplote ne shenje respekti per karrieren shume te suksesshme te Arben Mllojes ne sportin e atletikes, fillimisht si sportist, me pas si protagonist ne garat e veteraneve ndersa tashme prej shume vitesh edhe ne rolin e fizioterapistit te sportit.