Ardhja e mundshme edhe ne Bismark, do te thoshte qe hapesirat per Alfred Mensah te ishin gjithnje e me te vogla dhe si rrjedhoje duket se ai po mendon largimin nga Vllaznia. Ditet e fundit eshte folur per mundesine e rikthimit te tij tek Skenderbeu, ne kuader te marrjes per veshjen kuqeblu te ganezit tjeter, por se fundi ka dale ne skene nje piste tjeter.
Alfred Mensah mund të veshë fanellën e Bylisit për këtë sezon. Burime pranë klubit ballshiot bejne te ditur se synohet firma me sulmuesin e Vllaznisë.
Nje gje e tille do te mund te zyrtarizohet ne ditet ne vazhdim dhe sulmuesi mund te vihet ne dispozicion te trajnerit Josa tek Bylis, duke qene nje alternative e mire per repartin ofensiv.