Nga Gjergj KOLA

Dita e sotme do te kishte qene e veçante per njerin nga pjestaret e “dinastise” Gruda, pikerisht per te tretin- Azizin i cili do te kishte festuar me njerezit e tij te dashur 64 vjetorin e lindjes, por per fat te keq ai nuk eshte me mes nesh prej gati 3 vitesh e gjysem sepse u nda nga jeta shume para kohe pas nje semundje te rende.

Megjithate, ne kete pervjetor te lindjes sigurisht qe nuk mund te qendrojme pa e kujtuar per ate kontribut te dhene per futbollin shkodran ku arriti te lere gjurmet e tij dhe madje edhe te shpallet kampion me fanellen kuqeblu.

Aziz Gruda ka lindur me 29 dhjetor 1960 ne Shkoder ne nje familje sportive teksa edhe dy vellezerit e tij me te medhenj luanin futboll, pikerisht Selmani dhe Xhabiri, nderkohe qe pas tij te njejten rruge do te ndiqnin edhe dy vellezerit me te vegjel, Bujari dhe Shpetimi.

Azizi eshte dalluar si nje nga mesfushoret me te mire te viteve ’80, por per arsye te ndryshme dhe per fatin e keq te tij, i eshte bashkuar shume vone Vllaznise, pikerisht ne vitin 1988.

Luajti me kuqeblute per kater vite sepse ne vjeshten e vitit 1992 siç dihet, bashke me disa lojtare te tjere shkodrane vendosen te mos ktheheshin me ne Shqiperi pas asaj vizite ne France, por u sistemuan ne vende te ndryshme Europiane.

Aziz Gruda ka dhe kontributin e tij ne titullin kampion te Vllaznise ne sezonin 1991-92 dhe mbahet mend nga te gjithe per talentin e tij ne fushen e lojes teksa ka lene gjurme me aktivizimin e tij me kete skuader, per ato pak vite qe e ka perfaqesuar ate. U nda nga jeta me 14 korrik te vitit 2021 ne nje moshe shume te re, ende pa i mbushur 61 vjeç, por gjithsesi do te mbetet gjate e kujtesen e te gjithe sportdashesve./www.shkodrasport.com/