Sporti i mundjes ne Shkoder ka qene nder me te suksesshmit per vite me rradhe dhe ai ka nxjerre shume kampione te medhenj te cilet kane nderuar emrin e ketij qyteti dhe te klubit Vllaznia. Njeri nder ta eshte edhe ish- kampioni Selaudin Rexha.
Ky personazh ka sot ditelindjen, feston 61 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Selaudin Rexha ka lindur ne Shkoder me 8 shtator 1963 dhe qe ne moshe te vogel zgjedh te merret me mundje. Dhe ne fakt nuk ka si te jete ndryshe ngaqe ne shtepi ka te vellane, Tasimin, i cili ishte me i madh ne moshe dhe ne ato vite shkelqente me ekipin e Vllaznise.
Por ndryshe nga vellai, Selaudini ose siç e kane therritur te gjithe “Gaga”, konkurronte ne peshat e lehta ku spikat menjehere duke u bere nje nga mundesit me te mire te vendit ne peshat e lehta. Megjithate do te duhej te kalonin disa vite per te mberritur tek titulli i pare kampion.
Selaudin Rexha do te shpallej per here te pare kampion i Shqiperise ne vitin 1990, titull qe do ta perseriste edhe nje vit me vone duke kompletuar kesisoj serine e trofeve personale, qe ne fakt jane pasuar edhe me te tjere ne garat e Kupes se Republikes apo dhe ne aktvitetet te tjera kombetare ku ai ka konkurruar me shume sukses duke perfaqesuar Vllaznine.
Per keto suksese, ai eshte nderuar me “Mirenjohje” nga ana e Bashkise Shkoder ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia dhe duke u vleresuar si nje nga mundesit e shekullit te ketij klubi.
Nga ana tjeter, me 13 korrik te para dy viteve, Selaudin Rexha u nderua me titullin e larte “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikes Ilir Meta, per kontributin e madhe te dhene per vite me rradhe ne sportin e mundjes.
Gjergj KOLA