Ne sport aktoret kryesojne padyshim qe jane ata te cilet zbresin ne fushat e blerta, ne parketet e pallateve te sportit, ne pistat e atletikes, ne pedanat e peshengritjes, ne tapetet e mundjes, ringun e boksit apo dhe ne ambjente te tjera sportive.
Por ata nuk jane vetem sepse bashkeudhetare me ta jane edbe shume te tjere qe bejne pjese ne stafin mbeshtetes dhe ketu hyjne edhe pjestaret e stafit mjekesor. Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre, pikerisht ish- masazhatori i Vllaznise Ruzhdi Mesi.
U ndalem ne keto momente sepse ai pikerisht diten e sotme feston 64 vjetorin e lindjes dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura.
Ruzhdia ka lindur me 22 korrik 1960 dhe gjysmen e tij te jetes e ka kaluar prane futbollit shkodran. Ka filluar te punoje prane Vllaznine pikerisht ne vitin 1987 ne ndeshjet e Kupes Uefa ndaj ekipit maltez La Valetta dhe e ka lene kete detyre ne maj te vitit 2018.
Gjate ketyre 30 viteve ai ka provuar emocione te shumta, shoqeruar edhe me marrjen e tre medaljeve te kampionit ne vitet 1992, 1998 dhe 2001, te nje Kupe te Shqiperise ne vitin 2008 dhe te nje Superkupe ne vitin 2001.
Kujtimet me te bukura per te padyshim qe mbeten fitimi i titullit kampion ne vitin 2001 pikerisht me ndeshjen e fundit ne Shkoder dhe me pas festa e madhe ne qytet por edhe kualifikimin per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes po ate vit dhe perballjet me Gallatasarajn.
Traditen e tij po e vazhdon me se miri i biri Redis Mesi i cili edhe ai per nje periudhe ka qen pjese e stafit mjeksor te KF Vllaznia ne rolin e fizioterapistit.
Gjergj KOLA