Alvaro Morata është shumë pranë rikthimit në Serie A, pasi Como ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin spanjoll, raporton Fabrizio Romano.
Como po punon për të mbyllur marrëveshjen, duke zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e lojtarit. Morata pritet të largohet nga Galatasaray pas një periudhe të shkurtër dhe të pasuksesshme në Turqi.
Pavarësisht spekulimeve për një rikthim te Milani, Morata nuk do të vazhdojë karrierën me kuqezinjtë. Oferta e Comos shihet si serioze, ndërsa të dyja palët janë të hapura për arritjen e një akordi.
Fabrizio Romano konfirmon: “Como i ka dërguar një propozim zyrtar Alvaro Moratës, dhe negociatat janë duke vazhduar”, ka shkruar Romano. Për momentin, Morata po shqyrton ofertën, me rikthimin e tij në Itali që duket gjithnjë e më i mundshëm. /Telegrafi/