Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë sfidën e vlefshme për raundin e 4 të Nations League. Përballje shumë e rëndësishme për objektivat e dy ekipeve në këtë turne, me ndeshjen që do të startojë në orën 18:00 në Tbilisi.

Për këtë takim që Silvinjo ka punuar intessivisht për të rikthyer ekipin te fitorja. Disa ndryshime të vogla pritet të bëjë ndaj gjeorgjianëve në formacion.

Kështu Arbër Hoxha me shumë gjasa do ta nisë si titullarë, ndërsa si numër 10 do të vendoset Nedim Bajrami. Ndërsa pjesa tjetër nuk do të ketë ndryshime.