Në Itali nuk kanë dyshime, Ardian Ismajli do të vijojë karrierën në Itali dhe tashmë tek skuadra tjetër e Seria A, pikërisht tek te skuadra e Torinos.

Sipas gazetarit Niko Shira, palët kanë arritur akordin, teksa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.  

Një përmirësim në aspektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon. Një hap përpara ky në karrierën e Ismajlit, duke ditur ambiciet që Torino ka si klub, në raport me Empolin.