Në ditën e parafundit të këtij muaji do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Asamblesë së KF Vllaznia sh.a. Në të njëjtën ditë do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe menjëherë pas përfundimit të saj, do të nisë mbledhja për Vllazninë. Në të janë tre pikat e rendit të ditës, pika që përgjithësisht konsiderohen të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve. Pika e parë ka të bëjë me miratimin e zmadhimit të kapitalit të kësaj shoqërie aksionere.

Që do të thotë se 550 milionë lekët e miratuar nga Bashkia Shkodër në fund të dhjetorit, do të futen tashmë si kapital i kësaj shoqërie. Çka do të thotë se vetëm pas miratimit nga anëtarët e Asamblesë, atëherë mund të lëvrohet ky fond. Pika e dytë ndërkohë është ndryshimi strukturës së pagave për disa pozicione të posaçme. E treta dhe e fundit, është miratimi i projekt- buxhetit të shoqërisë për vitin 2018.

Padyshim që kjo mbledhje e datës 30 konsiderohet e një rëndësie të veçantë sepse ka të bëjë me anën financiare të klubit dhe në rast të moszhvillimit apo dështimit të miratimit të këtyre pikave, do të ndikojë shumë në ecurinë e punës së tij.
© shkodrasport.com