Trajneri i peshëngritjes, Petrit Hoxha në një intervistë për “Shekulli” shprehet se skandali i dopingut që ka mbërthyer këtë sport prej vitesh, duhet të sjellë largimin e presidentit Elez Gjoza dhe riformimin e saj nga e para. Sa i përket zhvillimit të Kampionatit Europian në muajin mars në Shqipëri, ai thekson se sportistët janë shumë mbrapa me përgatitjet si dhe shpalos idetë dhe sygjerimet e tij për një rezultat pozitiv ku veçon testimin e peshëngritësve më të mirë në rang vendi dhe më pas seleksionimin e më të mirëve. Ai thekson se duhet të vendosen objektiva specifike për secilin sportist. Petrit Hoxha është i bindur se duhet të lëvizin gurët që tani për të qëlluar rezultate të larta.

Ai shprehet se mungesa në këtë kampionat i kombëtareve si Rusia, Turqia, Armenia dhe Bullgaria për shkak pezullimi duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga ana jonë për të marrë sa më shumë pikë. Në fund trajneri paralajmëron se mosha e peshëngritësve është e vjetër dhe duhet patjetër një ndryshim për të vazhduar me suksese në vitet pasardhëse.

Komenti juaj për daljen pozitive në analizat e dopingut të Romela Begaj dhe kujt i takon përgjegjësia?

E pa dëshirueshme dhe befasuese që steroidi ‘stanozolol’ fatal për sportistët shqiptar, godet përsëri yllin e peshëngritjes Romela Begën! Personalisht kam dhembshuri për atë vajzë shqiptare që pasi i dhuroj gjithë rininë e saj sportit shqiptar, sakrifikoj çdo gjë, u vetë izolua për vite të tëra në palestrat mizerable të peshëngritjes shqiptare, bëri jetë të stresuar dhe me dhimbje të mëdha nga sporti i vështirë në psikologjinë dhe trupin e saj. Sot gjendet para një presioni që do ta shoqërojë gjatë. Ajo konkurroi me dinjitet qe nga viti 2008-2013 në peshën deri 58 kg në kampionatin evropian duke marrë 3 medalje argjendi dhe 2 bronzi dhe këto rezultate u certifikuan të rregullta. Më pas çdo gjë ka ndryshuar në ecurinë e Romelës. Konkurrimi në peshën 69 kg duhet të tërhiqte vëmendjen e specialistëve pasi një rritje në peshë prej 10 kg për një vajzë në pikun e stërvitjes krijon dyshimet e para. Në rast se testi B do të rezultojë pozitiv, atëherë do jetë fundi i karrierës së saj, ndërsa për peshëngritjen shqiptare mendoj se do shikohen analizat e të gjithë sportistëve të tjerë dhe do dilet me një përfundim. Fakti që Romelës nuk ju krijuan asnjëherë kushtet optimale për stërvitje në Shqipëri, të shoqëruara me gjitha nevojat jetike që një sportiste e niveleve të tilla duhet të kishte, lënia e lirë për tu stërvitur larg Shqipërisë, larg çdo kontrolli programor e mjekësor nga federata e peshëngritjes, shfajësojnë në një farë mënyre Romelën dhe rëndojnë pa asnjë diskutim drejtuesit e federatës.

Mendoj se miku im Gjoza duhet të organizoj largimin e tij së bashku me Haxhihysenin. Elezin e kam mik dhe si një ish-sportist i mrekullushëm që ka qenë, gëzon të gjithë respektin tim, por duhet pranuar se organizimi dhe mirë funksionimi i peshëngritjes shqiptare i ka rrëshqitur nga duart, mbase nga toleranca e tepërt që e karakterizon apo nga të pa aftët që e rrethuan. Presidenti “nderit” Beqiraj ka ndikuar negativisht pranë peshëngritjes gjatë presidencës Gjoza pasi ardhja e tij largoi specialistët më të mirë të peshëngritjes si, F.Berberi, N.Buneci dhe timin.

Kalojmë pak nga ky fenomen negativ për sportin e peshëngritjes tonë për të diskutuar rreth Kampionatit Europian që do të mbahet në Shqipëri në mars. Përse dhe si viti 2018 në sportin shqiptar duhet të jetë viti i peshëngritjes?

Trajneri i peshëngritjes, Petrit Hoxha në një intervistë për “Shekulli” shprehet se skandali i dopingut që ka mbërthyer këtë sport prej vitesh, duhet të sjellë largimin e presidentit Elez Gjoza dhe riformimin e saj nga e para. Sa i përket zhvillimit të Kampionatit Europian në muajin mars në Shqipëri, ai thekson se sportistët janë shumë mbrapa me përgatitjet si dhe shpalos idetë dhe sygjerimet e tij për një rezultat pozitiv ku veçon testimin e peshëngritësve më të mirë në rang vendi dhe më pas seleksionimin e më të mirëve. Ai thekson se duhet të vendosen objektiva specifike për secilin sportist. Petrit Hoxha është i bindur se duhet të lëvizin gurët që tani për të qëlluar rezultate të larta. Ai shprehet se mungesa në këtë kampionat i kombëtareve si Rusia, Turqia, Armenia dhe Bullgaria për shkak pezullimi duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga ana jonë për të marrë sa më shumë pikë. Në fund trajneri paralajmëron se mosha e peshëngritësve është e vjetër dhe duhet patjetër një ndryshim për të vazhduar me suksese në vitet pasardhëse.

Komenti juaj për daljen pozitive në analizat e dopingut të Romela Begaj dhe kujt i takon përgjegjësia?

E pa dëshirueshme dhe befasuese që steroidi ‘stanozolol’ fatal për sportistët shqiptar, godet përsëri yllin e peshëngritjes Romela Begën! Personalisht kam dhembshuri për atë vajzë shqiptare që pasi i dhuroj gjithë rininë e saj sportit shqiptar, sakrifikoj çdo gjë, u vetë izolua për vite të tëra në palestrat mizerable të peshëngritjes shqiptare, bëri jetë të stresuar dhe me dhimbje të mëdha nga sporti i vështirë në psikologjinë dhe trupin e saj. Sot gjendet para një presioni që do ta shoqërojë gjatë.

Ajo konkurroi me dinjitet qe nga viti 2008-2013 në peshën deri 58 kg në kampionatin evropian duke marrë 3 medalje argjendi dhe 2 bronzi dhe këto rezultate u certifikuan të rregullta. Më pas çdo gjë ka ndryshuar në ecurinë e Romelës. Konkurrimi në peshën 69 kg duhet të tërhiqte vëmendjen e specialistëve pasi një rritje në peshë prej 10 kg për një vajzë në pikun e stërvitjes krijon dyshimet e para. Në rast se testi B do të rezultojë pozitiv, atëherë do jetë fundi i karrierës së saj, ndërsa për peshëngritjen shqiptare mendoj se do shikohen analizat e të gjithë sportistëve të tjerë dhe do dilet me një përfundim. Fakti që Romelës nuk ju krijuan asnjëherë kushtet optimale për stërvitje në Shqipëri, të shoqëruara me gjitha nevojat jetike që një sportiste e niveleve të tilla duhet të kishte, lënia e lirë për tu stërvitur larg Shqipërisë, larg çdo kontrolli programor e mjekësor nga federata e peshëngritjes, shfajësojnë në një farë mënyre Romelën dhe rëndojnë pa asnjë diskutim drejtuesit e federatës. Mendoj se miku im Gjoza duhet të organizoj largimin e tij së bashku me Haxhihysenin. Elezin e kam mik dhe si një ish-sportist i mrekullushëm që ka qenë, gëzon të gjithë respektin tim, por duhet pranuar se organizimi dhe mirë funksionimi i peshëngritjes shqiptare i ka rrëshqitur nga duart, mbase nga toleranca e tepërt që e karakterizon apo nga të pa aftët që e rrethuan. Presidenti “nderit” Beqiraj ka ndikuar negativisht pranë peshëngritjes gjatë presidencës Gjoza pasi ardhja e tij largoi specialistët më të mirë të peshëngritjes si, F.Berberi, N.Buneci dhe timin.