FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAhmataj e ka me arbitrimin: Na u mohua një penallti. Duhet të...

Ahmataj e ka me arbitrimin: Na u mohua një penallti. Duhet të bëjmë sherr? Të ulëras nuk është në karakterin tim

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj.

“Gabimet? Na vjen shumë keq që nuk e mbyllëm me fitore këtë ndeshje. Të gjithë këta tifozë prisnin fitore nga ekipi. Por mendoj se loja ka qenë në nivel të lartë dhe e kemi detyruar Tiranën të qëndrojë nën presion. Tirana ka kualitet në sulm dhe një skuadër e re si ne, janë pak delikate minutat e para. Pas atij episodi gjithçka ka shkuar në favorin tonë. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mendoj se meritonin më shumë.

Fusha nuk ta lejonte një futboll të shpejtë dhe të pastër. Pengoi shumë nga manovrat që ne kishim. Por edhe me problemet e fushës, mendoj që bëmë një ndeshje të mirë. Duhet të jemi më të saktë para portës, po e vuajmë në javët e para, por kam shpresë që do të vijë. 4 javë që pësojmë rregullisht? Kemi lojtarë të mirë në mbrojtje. Por lojtarët e ardhur rishtaz, duan kohën për t’u përshtatur. Mbrojtja është një repart shumë delikat. Ne sot morëm riskun për të aktivizuar lojtar të ri, që rrallë e bën ndonjë skuadër tjetër. Me kalimin e kohës, besoj që do të lidhen me njëri-tjetrin.

Sulmi? Krijon shumë, por unë e thashë që në finalizim duhet të jemi më mirë. Përsëri sot na mungoi një 11-metërsh, ishte prekje me dorë. Për të protestuar, protestojnë të tjerët. Na ndodhi edhe me Dinamon. Kur analizohen janë në favorin tonë penalltitë. Duhet të bëjmë sherr? Unë s’e kam këtë karakter që të ulëras. Por ata që i marrin vendimet, në katër javë, janë dy që kanë ndodhur të pastra. Finalizimi është rendiment, por edhe penalltia është pjesë e lojës. Loja është ajo që duhet të jetë gjithmonë në intensitet të lartë dhe produktive. Rastet të nxirren dhe më pas shihet nëse i realizon”, tha Ahmataj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments