FAQJA E PARE KRYESOREMourinho provokon: Nëse Interi meritonte 4 gola, Real Madridi meritonte 8 gola

Mourinho provokon: Nëse Interi meritonte 4 gola, Real Madridi meritonte 8 gola

Mourinho ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappé pas fitores së Real Madridit ndaj Interit në Champions League, duke iu përgjigjur kritikave që francezi mori për paraqitjen e tij në aspektin defensiv. Trajneri portugez theksoi se një lojtar që shënon rregullisht nuk mund të konsiderohet problem për skuadrën.

“Mbappé ka të drejtë për përgjigjen e tij ndaj kritikave. Një lojtar që shënon 40 gola nuk është kurrë problem për ekipin”, u shpreh Mourinho. Ai e krahasoi sulmuesin me një pemë që jep shumë fruta, duke thënë se njerëzit zakonisht hedhin gurë pikërisht mbi pemën që jep më shumë.

Mourinho u ndal edhe te fundi i ndeshjes me Interin, kur Mbappé, sipas tij, tregoi gatishmëri për të ndihmuar ekipin edhe në mbrojtje. Portugezi pranoi se Real Madridi pati momente të vështira dhe mund të kishte pësuar më shumë, por kritikoi analizat që fokusohen vetëm te rastet e humbura nga kundërshtari.

“Thonë se mund të na kishin shënuar tre apo katër gola. Po, mundeshin. Por ne mund të kishim shënuar tetë! Pse nuk e thonë këtë?”, deklaroi Mourinho. Në fund, trajneri i Realit ironizoi kritikët: “A jeni të pakënaqur sepse fituam?” /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments