Pasditen e djeshme jane mbyllur te gjitha kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Shkodres. Ato te grupmoshave U9 dhe U11 kane perfunduar me heret, ndersa dje ka qene rradha e kampionateve U13 dhe U15 per te kurorezuar me te miret. Shoqata Rajonale e Futbollit Shkoder si rrjedhoje ne perfundim te tyre ka organizuar edhe nje ceremoni per shperndarjen e kupave dhe medaljeve per me te miret.
Fillimisht eshte luajtur finalja e grupmoshes U13 ku ekipi Atletik ka triumfuar me rezultatin e paster 3-0 ndaj Scutarit dhe si rrjedhoje eshte shpallur kampion per sezonin 2024-2025. Nje sukses mese i merituar i ketij ekipi te drejtuar nga trajneri pasionant Eder Zmijani i cili kurorezon nje tjeter sukses.
Por nderkohe me heret kishte perfunduar edhe kampionati i grupmoshes U15, aty ku ekipi i Veleçikut me trajner Admir Hysajn ka zene vendin e pare duke u shpallur kampion.
Ne fund ka patur feste, kur drejtuesit e Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder me kryetar Lazer Matija dhe pjestaret e tjere te saj, Hysen Zmijani, Jetmir Podgorica, Sonil Zeka dhe Altin Komi kane shpendare çertifikatat, medaljet dhe kupat per me te miret.
Perpos vleresimeve per ekipet, ka patur edhe per arbitrat me te mire, po ashtu per delegatin dhe mjekun sportiv me te mire. Keshtu arbitri me i mire eshte vleresuar Ademar Rrustemi, asistenti me i mire Mirjan Peraj dhe arbitri i se ardhmes Airton Dashja. Po ashtu eshte vleresuar Shkelzen Kraja si delegati me i mire ndersa per Delvina Dervishej ka shkuar nje vleresim si mjekja me e mire.
Kesisoj, kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Shkodres per kete sezon jane mbyllur me sukses dhe tashme ekipet pas pak ditesh pushimi do te nisin pergatitjet per sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)
