Luis Diaz është zyrtarisht lojtar i Bajern Mynihut.

Kolumbiani u prezantua pak më parë nga drejtuesit bavarezë të cilët janë shumë të lumtur për arritjen e një nga objektivave më të mëdha në këtë merkato.  28-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 14 dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në 2029.

“Do të thotë shumë për mua të jem pjesë e FC Bajern, një nga klubet më të mëdha në botë.

Unë dua të ndihmoj ekipin tim të ri me stilin tim të të luajturit futboll dhe personalitetin tim”, janë fjalët e tij të para si lojtar i klubit gjerman.